Sahihu i Buhariut — Hadithi 7094

16. Nënkapitulli: Hadithi: “Fitneja do të vijë prej lindjes.”

7094. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ez'her ibn Sadi, e ky nga Ibn Avniu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
- “O Allah, bekoje Shamin tonë! O Allah, bekoje Jemenin tonë!”
- O i Dërguari i Allahut, edhe Nexhdin tonë! - i thanë njerëzit.
- “O Allah, bekoje Shamin tonë! O Allah, bekoje Jemenin tonë!” - tha sërish Pejgamberi ﷺ.
- O i Dërguari i Allahut, edhe Nexhdin tonë! - ia përsëritën.
Mendoj se në herën e tretë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Atje është burimi i tërmeteve dhe fitneve, si dhe prej aty do të paraqitet briri i shejtanit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7094

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?