Sahihu i Buhariut — Hadithi 7099

18. Nënkapitull

7099. Nga: Ebu Bekrete

Othman ibn Hejthemi na ka thënë: Na ka treguar Aufi, e ky nga Haseni se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Luftën e Xhemelit, Allahu më bëri dobi me një fjalë: “Kur Pejgamberit ﷺ i arriti lajmi se persianët e kishin zgjedhur për mbretëreshë vajzën e Kisrait, tha: “Nuk do të shpëtojë një popull që për udhëheqëse kanë zgjedhur një femër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7099

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?