Sahihu i Buhariut — Hadithi 7108

19. Nënkapitulli: Kur Allahu e zbret dënimin mbi një popull

7108. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Othmani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Hamza ibn Abdullah ibn Omeri se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur Allahu e zbret dënimin mbi një popull, dënimi i godet të gjithë ata që janë në mesin e tyre, pastaj ringjallen sipas veprave.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7108

Fjalë të panjohura?