Sahihu i Buhariut — Hadithi 7113

21. Nënkapitulli: Nëse dikush para një grupi njerëzish thotë diçka, pastaj kur del prej aty e thotë të kundërtën

7113. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Vasil Ahdebi se Ebu Vaili tregon se Hudhejfe ibn Jemani ka thënë: “Hipokritët e sotëm janë më të këqij sesa ata të kohës së Pejgamberit ﷺ: atëbotë ata fshiheshin, kurse sot shfaqen haptazi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7113

Fjalë të panjohura?