Sahihu i Buhariut — Hadithi 7114
21. Nënkapitulli: Nëse dikush para një grupi njerëzish thotë diçka, pastaj kur del prej aty e thotë të kundërtën
7114. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Haladi na ka thënë: Na ka treguar Misari, e ky nga Habib ibn Ebu Thabiti se Ebu Sha'thai tregon se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Hipokrizia ka ekzistuar gjatë periudhës së Pejgamberit ﷺ, kurse sot është kufër (mohim i qartë) pas besimit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7114
Fjalë të panjohura?