Sahihu i Buhariut — Hadithi 7117
23. Nënkapitulli: Ndryshimi i kohës, saqë do të adhurohen idhujt
7117. Nga: Ebu Hurejra
Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Sulejmani, e ky nga Thevriu, e ky nga Ebu Gajthi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa u paraqitur një pjesëtar i fisit kahtan duke u grahur njerëzve me shkopin e tij.”