Sahihu i Buhariut — Hadithi 7118
24. Nënkapitulli: Shfaqja e zjarrit
Enesi transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shenja e parë e Kiametit është një zjarr që do t’i tubojë njerëzit nga lindja në perëndim.”
7118. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka thënë Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa u paraqitur një zjarr në trojet e Hixhazit, i cili do t'i ndriçojë qafat e deveve në Busra.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7118
Fjalë të panjohura?