Sahihu i Buhariut — Hadithi 7120
25. Nënkapitull
7120. Nga: Harithe ibn Vehb Huzaiu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Mabedi se Harithe ibn Vehbiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Jepni lëmoshë, se do të vijë një kohë kur njeriu do të sillet me lëmoshën e vet, porse nuk do të gjejë askënd që t'ia pranojë.”
Musededi ka thënë: “Harithe është vëllai i Ubejdullah ibn Omerit nga nëna. Kështu ka thënë Ebu Abdullahu.”