Sahihu i Buhariut — Hadithi 7122

26. Nënkapitulli: Përmendja e Dexhallit

7122. Nga: Mugire ibn Shuëbe

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Ismaili, e këtij i ka treguar Kajsi se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Askush nuk e ka pyetur Pejgamberin ﷺ më tepër se unë në lidhje me Dexhallin, andaj njëherë më tha: “Çfarë po të mundon në lidhje me të?”
- Ata po thonë se ai ka një kodër me bukë dhe një lumë me ujë, - i thashë.
- “Përkundrazi, tek Allahu ai është më i pavlerë se kaq”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7122

Fjalë të panjohura?