Sahihu i Buhariut — Hadithi 7130
26. Nënkapitulli: Përmendja e Dexhallit
7130. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Abdani na ka thënë: Më ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Abdulmeliku, e ky nga Ribiu se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, në lidhje me Dexhallin, ka thënë: “Me vete do të ketë ujë dhe zjarr. Zjarri i tij është ujë i freskët; kurse uji i tij është zjarr.”
Ebu Mesudi ka thënë: “E kam dëgjuar këtë nga i Dërguari i Allahut ﷺ.”