Sahihu i Buhariut — Hadithi 7131

26. Nënkapitulli: Përmendja e Dexhallit

7131. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo pejgamber që është dërguar ia ka tërhequr vërejtjen popullit të vet në lidhje me të verbrin gënjeshtar (Dexhallin). Ai është i verbër në njërin sy, kurse Zoti juaj nuk është i verbër. Mes syve të tij shkruan: kafir.”

Këtë e kanë transmetuar edhe Ebu Hurejra dhe Ibn Abasi nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7131

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?