Sahihu i Buhariut — Hadithi 7133

27. Nënkapitulli: Dexhalli nuk hyn në Medinë

7133. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Mesleme na ka transmetuar nga Maliku, e ky nga Nuajm ibn Abdullah Muxhmiri se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në hyrjet e Medinës ka melekë (që e ruajnë atë). Në të nuk hyn as murtaja e as Dexhalli.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7133

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?