Sahihu i Buhariut — Hadithi 7254

1. Nënkapitulli: Citatet që kanë ardhur se transmetimi i një personi të besueshëm është i pranuar: "Në ezan, në namaz, në agjërim, në trashëgimi si dhe në dispozita.

Allahu i Madhëruar ka thënë: “E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehen tek ata, në mënyrë që ata të ruhen.” (Teube, 122) Edhe një njeri mund të quhet ‘grup’ për shkak të ajetit: “Nëse dy grupe të besimtarëve luftojnë mes vete...” (Huxhurat, 9) Kështu, nëse vetëm dy njerëz luftojnë mes vete, hyjnë në kuptimin e ajetit. Po ashtu Allahu ka thënë: “Nëse u vjen një mëkatar me një lajm, vërtetojeni atë...” (Huxhurat, 6) Gjithashtu, siç Pejgamberi ﷺ i dërgonte mëkëmbësit e tij, një nga një, kështu që nëse ndonjëri prej tyre gabonte, çështja e tij kthehej te Suneti (tradita e Pejgamberit ﷺ).

7254. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Silehu se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u tha banorëve të Nexhranit: “Do të dërgoj te ju një burrë besnik e shkuar besnikut.” Sahabët e Pejgamberit lakmuan në këtë (për veten e tyre), por ai e dërgoi Ebu Ubejden.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7254

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?