Sahihu i Buhariut — Hadithi 7399

13. Nënkapitulli: Lutja përmes emrave të Allahut të Lartësuar, si dhe kërkimi i mbrojtjes me ta

7399. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ i theri dy desh, duke thënë “bismilah” (me emrin e Allahut) dhe duke bërë tekbir (duke thënë: “Allahu ekber").”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7399

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?