Sahihu i Buhariut — Hadithi 7483
32. Nënkapitulli: Ajeti: “Asnjë ndërmjetësim tek Ai nuk bën dobi, përveçse për atë që Ai jep leje. Kur t’u hiqet frika nga zemrat e tyre, ata do të thonë: “Çfarë tha Zoti juaj?” dhe do të përgjigjen: “Të vërtetën! Ai është i Lartësuar dhe i Madhërishëm.”
Buhariu thotë se në ajet nuk është thënë: "Çfarë ka krijuar Zoti juaj (për fjalët e Allahut Fuqiplotë)? Po ashtu, i Madhëruari ka thënë: “E kush ndërmjetëson tek Ai, përveçse me lejen e Tij?” (Bekare, 255) Mesruku transmeton se Ibn Mesudi ka thënë: "Kur Allahu flet me shpallje, banorët e qiejve dëgjojnë diçka, porse, kur u hiqet frika nga zemrat e tyre dhe qetësohet zëri, ata e dinë se kjo është e vërteta, andaj thërrasin: “Çfarë tha Zoti juaj?” dhe do të përgjigjen: “Të vërtetën!” Përmendet nga Xhabiri se ka transmetuar nga Abdullah ibn Unejsi ka thënë: "E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Allahu i tubon robërit e Vet dhe i thërret me një zë që e dëgjon i largëti sikurse që e dëgjon i afërmi: "Unë jam Meliku (Mbreti), Unë jam Dejani (Shpërblyesi).”
7483. Nga: Ebu Seid Hudriu
Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ebu Salihu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartësuar thotë:
- O Adem!
- Po të përgjigjem me shumë kënaqësi, - thotë Ademi.
Atëherë do të thirret me zë: “Allahu po të urdhëron që të nxjerrësh (të ndash) prej pasardhësve të tu grupin e Zjarrit.”