Sahihu i Buhariut — Hadithi 7492
35. Nënkapitulli: Ajeti: “Ata dëshirojnë ta ndryshojnë Fjalën e Allahut...”
“Ky (Kurani) është një Fjalë ndarëse," domethënë: (Fjalë) e vërtetë. "Dhe nuk është aspak shaka!,” domethënë: (nuk është) lojë. (Tarik, 13-14)
7492. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i Madhëruar ka thënë: “Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjëruesi e lë epshin, ushqimin dhe pijen për Mua. Agjërimi është mburojë. Agjëruesi i ka dy gëzime: gëzohet kur të bëjë iftar dhe gëzohet kur ta takojë Zotin. Era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e myshkut (lloj parfumi).”