Sahihu i Buhariut — Hadithi 7507
35. Nënkapitulli: Ajeti: “Ata dëshirojnë ta ndryshojnë Fjalën e Allahut...”
“Ky (Kurani) është një Fjalë ndarëse," domethënë: (Fjalë) e vërtetë. "Dhe nuk është aspak shaka!,” domethënë: (nuk është) lojë. (Tarik, 13-14)
7507. Nga: Ebu Hurejra
Ahmed ibn Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Amër ibn Asimi, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Abdullahu, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman ibn Ebu Amra se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një rob bëri një mëkat, pastaj tha: “O Zot, bëra mëkat, andaj më fal mua!” Allahu tha: “E ditka robi Im se ka një Zot, i Cili e fal mëkatin dhe dënon për të? Po ia fal robit Tim.”
Pasi kaloi një kohë, aq sa Allahu deshi, ai sërish bëri mëkat dhe tha: “O Zot, sërish bëra mëkat, andaj më fal!” Allahu tha: “E ditka robi Im se ka një Zot, i Cili e fal mëkatin dhe dënon për të? Po ia fal robit Tim.”
Pasi kaloi një kohë, aq sa Allahu deshi, ai sërish bëri mëkat dhe tha: “O Zot, sërish bëra mëkat, andaj më fal! Allahu tha: “E ditka robi Im se ka një Zot, i Cili e fal mëkatin dhe dënon për të? Po ia fal robit Tim”, - dhe për së treti tha: "Le të bëjë çfarë të dojë (përderisa kërkon falje pas çdo mëkati).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7507
Fjalë të panjohura?