Sahihu i Buhariut — Hadithi 7526
44. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Sido që të flisni ju, fshehtas apo haptas, Ai e di mirë ç’ka në zemrat tuaja. E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari?!”
7526. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “... Mos e ngrij zërin shumë lart gjatë namazit, e as mos e ul tepër!...”, (Isra, 110) ka thënë: “Ka zbritur për lutjen.”