Sahihu i Buhariut — Hadithi 7527
44. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Sido që të flisni ju, fshehtas apo haptas, Ai e di mirë ç’ka në zemrat tuaja. E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari?!”
7527. Nga: Ebu Hurejra
Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk është nga radhët tona ai që nuk e këndon (zbukuron me zë) Kuranin.”
Në një transmetim shtesë qëndron: “E lexon zëshëm.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7527
Fjalë të panjohura?