Sahihu i Buhariut — Hadithi 7534
48. Nënkapitulli: Pejgamberi ﷺ e ka quajtur namazin vepër.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ka namaz për atë që nuk e këndon suren Fatiha.”
7534. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Sulejmani më ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Velidi; [t]: Abad ibn Jakub Esediu më ka thënë: Na ka rrëfyer Abad ibn Avami, e ky nga Shejbaniu, e ky nga Velid ibn Ajzeri, e ky nga Ebu Amër Shejbaniu se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri e pyeti Pejgamberin ﷺ:
- Cila është vepra më e mirë?
- “Namazi që falet në kohën e vet, mirësjellja me prindërit, pastaj lufta në rrugën e Allahut”, - iu përgjigj ai.