Sahihu i Buhariut — Hadithi 7536

50. Nënkapitulli: Përmendja e Pejgamberit ﷺ Allahun si dhe transmetimi i drejtpërdrejtë prej Zotit të tij

7536. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdurrahimi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Zejd Seid ibn Rebi Hereviu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, duke transmetuar nga Zoti i tij, ka thënë: “Nëse robi Im më afrohet sa një pëllëmbë, Unë i afrohem sa një kut, e, nëse më afrohet sa një kut, Unë i afrohem sa një pash. Nëse ai më vjen duke ecur, Unë i shkoj duke nxituar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7536

Fjalë të panjohura?