Sahihu i Buhariut — Hadithi 7538
50. Nënkapitulli: Përmendja e Pejgamberit ﷺ Allahun si dhe transmetimi i drejtpërdrejtë prej Zotit të tij
7538. Nga: Ebu Hurejra
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, duke transmetuar nga Zoti juaj, ka thënë: “Çdo vepër ka shpërblim. Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e myshkut.”