Sahihu i Buhariut — Hadithi 7539

50. Nënkapitulli: Përmendja e Pejgamberit ﷺ Allahun si dhe transmetimi i drejtpërdrejtë prej Zotit të tij

7539. Nga: Abdullah ibn Abasi

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja; [t]: Halife më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e ky nga Seidi, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Alije se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, duke transmetuar nga Zoti i tij, ka thënë: “Askujt nuk i përket të thotë se është më i mirë se Junus ibn Meta”, duke aluduar se Meta ishte babai i Junusit.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7539

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?