Sahihu i Buhariut — Hadithi 7541

51. Nënkapitulli: Çfarë lejohet nga komentimi i Tevratit dhe librave të tjerë të Allahut, në gjuhën arabe ose në gjuhët e tjera

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Thuaj: "Silleni Tevratin dhe lexojeni atë, nëse jeni të sinqertë.” (Ali Imran, 93)

7541. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Sufjan ibn Harbi më ka rrëfyer se Herakliu e thirri përkthyesin e vet, pastaj e kërkoi shkresën e Pejgamberit ﷺ dhe e lexoi: “Në emër të Allahut, Mëshirëplotit, Mëshirëbërësit. Prej Muhamedit, robit dhe të Dërguarit të Allahut, për Herakliun: “Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t'i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se njëri-tjetrin nuk do ta mbajmë për zot, në vend të Allahut! Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!” (Ali Imran, 64)

Referenca: Sahihu i Buhariut 7541

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?