Sahihu i Buhariut — Hadithi 7544
52. Nënkapitulli: Fjalët e Pejgamberit ﷺ: “Ai që e lexon Kuranin me shkathtësi, do të jetë me shkruesit (melekët) e ndershëm e të pastër.”
Dhe: “Zbukurojeni Kuranin me zërat tuaj.”
7544. Nga: Ebu Hurejra
Ibrahim ibn Hamzai më ka thënë: Më ka treguar Ibn Ebu Hazimi, e ky nga Jezidi, e ky nga Muhamed ibn Ibrahimi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë thënë: “Allahu nuk dëgjon diçka më vëmendshëm sesa që dëgjon një pejgamber zëbukur duke kënduar Kuranin zëshëm.”