Sahihu i Buhariut — Hadithi 7546
52. Nënkapitulli: Fjalët e Pejgamberit ﷺ: “Ai që e lexon Kuranin me shkathtësi, do të jetë me shkruesit (melekët) e ndershëm e të pastër.”
Dhe: “Zbukurojeni Kuranin me zërat tuaj.”
7546. Nga: Bera ibn Azibi
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Misari, e ky nga Adij ibn Thabiti se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ në namazin e jacisë duke lexuar suren Tin. Nuk kam dëgjuar zë më të ëmbël e lexim më të bukur sesa i tiji.”