Sahihu i Buhariut — Hadithi 7547
52. Nënkapitulli: Fjalët e Pejgamberit ﷺ: “Ai që e lexon Kuranin me shkathtësi, do të jetë me shkruesit (melekët) e ndershëm e të pastër.”
Dhe: “Zbukurojeni Kuranin me zërat tuaj.”
7547. Nga: Abdullah ibn Abasi
Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ qëndronte fshehur në Mekë dhe ngrinte zërin duke lexuar Kuran. Me ta dëgjuar idhujtarët, e shanin Kuranin dhe atë që e kishte përcjellë. Prandaj, Allahu iu drejtua të Dërguarit të Tij ﷺ: “Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë e as me zë tepër të ulët...” (Isra, 110)