Sahihu i Buhariut — Hadithi 7548

52. Nënkapitulli: Fjalët e Pejgamberit ﷺ: “Ai që e lexon Kuranin me shkathtësi, do të jetë me shkruesit (melekët) e ndershëm e të pastër.”

Dhe: “Zbukurojeni Kuranin me zërat tuaj.”

7548. Nga: Ebu Seid Hudriu

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullah ibn Abdurrahman ibn Ebu Saësae, e ky nga babai i tij se Abdullah ibn Abdurrahman Ensariu tregon se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “Kam vënë re se i pëlqen bagëtitë dhe fushat. Kur të jesh te bagëtitë ose nëpër fusha dhe e thërret ezanin për namaz, ngrije zërin me ezan, sepse: ”... nuk ndodh ta dëgjojë zërin e muezinit ndonjë xhin, njeri ose diçka tjetër, e të mos dëshmojë për të Ditën e Kiametit.”
Ebu Seidi tha: “Këtë e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7548

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?