Sahihu i Buhariut — Hadithi 7551

54. Nënkapitulli: Ajeti: “Ne Kuranin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka kush që këshillohet (me të)?”

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Secilit i lehtësohet (puna) për çfarë është krijuar.” Muxhahidi ka thënë: Ne ta kemi lehtësuar ty Kuranin me gjuhën tënde, pra, ta kemi lehtësuar leximin e tij. Matar Verraku, për ajetin: “Ne Kuranin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka kush që këshillohet (me të)?”, (Kamer, 17) ka thënë: A ka kush që kërkon dije, e të ndihmohet.

7551. Nga: Imran ibn Husajni

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka thënë Jezidi, e këtij i ka treguar Mutarrif ibn Abdullahu se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, përgjatë një bisede, ndër të tjera, e pyeti Pejgamberin ﷺ:
- O i Dërguari i Allahut, e për çfarë të punojnë njerëzit, pra?
- “Secilit i lehtësohet puna për atë që është krijuar”, - m'u përgjigj Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7551

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?