Sahihu i Buhariut — Hadithi 7561

57. Nënkapitulli: Leximi i Kuranit nga ana e mëkatarit dhe hipokritit; zëri dhe leximi i tyre nuk i tejkalon fytin.

7561. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu; [t]: Ahmed ibn Salihu më ka thënë: Na ka treguar Anbese, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Jahja ibn Urve ibn Zubejri, e ky e ka dëgjuar Urve ibn Zubejrin se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ca njerëz e pyetën Pejgamberin ﷺ rreth falltarëve, e në atë rast ai tha: “Puna e tyre s'është gjë.”
- O i Dërguari i Allahut! Por, nganjëherë ata po na tregojnë për diçka e cila, pas një kohe, po realizohet? - thanë ata.
- “Kjo që ndodh është një fjalë e vërtetë të cilën një xhin e grabit dhe e lëshon në veshin e mikut të tij, si kakarisje pule, i cili pastaj e përzien atë me njëqind e më shumë gënjeshtra”, - u përgjigj Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7561

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?