Hadithet e ngjashme me hadithin 1035
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1035. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Muxhahidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Jam ndihmuar me puhizën e lindjes, kurse Adi (populli i Hudit ﷺ) është shkatërruar me erën e furishme të perëndimit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1035
Fjalë të panjohura?