Hadithet e ngjashme me hadithin 1264

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1271. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Hishami, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ është qefinosur me tri rroba të bardha jemenase prej pambuku, asnjëra nga ato s'ka qenë këmishë ose çallmë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1271

Fjalë të panjohura?

1264. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ është qefinosur në tri rroba të bardha jemenase prej pambuku, asnjëra nga ato s'ka qenë këmishë ose çallmë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1264

Fjalë të panjohura?

1272. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ është qefinosur me tri rroba, asnjëra nga ato s'ka qenë këmishë ose çallmë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1272

Fjalë të panjohura?

1273. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ është qefinosur me tri rroba të bardha jemenase, asnjëra nga ato s'ka qenë këmishë ose çallmë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1273

Fjalë të panjohura?