Hadithet e ngjashme me hadithin 1282
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1282. Nga: Zejneb bint Ebu Seleme
Zejnebe bint Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Zejnebe bint Xhahshiu pasi i vdiq vëllai. Kështu, ajo kërkoi parfum, u parfumua me të dhe tha: “Nuk pata nevojë për parfum, mirëpo e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ hipur mbi minber duke thënë: “Një gruaje që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, nuk i lejohet të mbajë zi për të vdekurin më shumë se tri ditë, përveç për bashkëshortin e saj, për të cilin mban zi katër muaj e dhjetë ditë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1282
Fjalë të panjohura?