Hadithet e ngjashme me hadithin 1285

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1342. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejh ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Hilal ibn Aliu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim në varrimin e vajzës së të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili rrinte ulur afër varrit. Pashë se i lotonin sytë.” Ai pyeti:

- “A ka ndonjë prej jush që mbrëmë nuk ka bërë marrëdhënie intime?”

- Unë, - tha Ebu Talhai.

- “Zbrit në varrin e saj”, - i tha Pejgamberi ﷺ, e ai (Ebu Talhai) zbriti në varr dhe e varrosi.

Ibn Mubareku transmeton se Fulejhu ka thënë: “Mendoj se është për qëllim (ai që nuk ka bërë mbrëmë ndonjë) mëkat, (e jo ai që nuk ka bërë mbrëmë marrëdhënie intime).” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “(Kuptimi i fjalisë “lijekterifu) ﴾لِيَقْتَرِفُوا﴿”, (Enam, 113) e cila e ka rrënjën e foljes së njëjtë me fjalinë “lem jukarif" لَمْ يُقَارِف që është përmendur në hadith) e ka kuptimin: ka bërë, ka vepruar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1342

Fjalë të panjohura?

1285. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amiri, e këtij i ka treguar Fulejh ibn Sulejmani, e ky nga Hilal ibn Aliu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim në varrimin e vajzës së të Dërguarit të Allahut ﷺ (Umu Kulthumit), i cili rrinte ulur afër varrit. Pashë se i lotonin sytë. Ai pyeti:

- “A ka ndonjë prej jush që mbrëmë nuk ka bërë marrëdhënie intime?”

- Unë, - tha Ebu Talhai.

- “Zbrit”, - i tha Pejgamberi ﷺ, e ai (Ebu Talhai) zbriti në varrin e saj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1285

Fjalë të panjohura?