Hadithet e ngjashme me hadithin 1299

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1299. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e ky e ka dëgjuar Jahjain, e këtij i ka rrëfyer Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ mori lajmin për vrasjen e Ibn Harithes, Xhaferit dhe Ibn Revahës, u ul (në xhami) dhe i vërehej pikëllimi. Ndërsa shikoja nëpërmjet një vrime të një dere, i vajti një person dhe i tregoi për të qarat e grave të (familjes së) Xhaferit. Ai e urdhëroi t'i ndalte ato, por nuk e dëgjuan, andaj u kthye prapë (te Pejgamberi ﷺ). Pejgamberi ﷺ i tha: “Ndali!” Kur u kthye herën e tretë, tha: “Betohem në Allahun se ato na mundën (nuk na dëgjuan), o i Dërguari i Allahut!”

Aishja thotë: Mendoj se ka thënë: “Hidhu dhé në gojët e tyre!”

Aishja vazhdon duke thënë: “Pastaj (personit në fjalë) i thashë: “Turp të qoftë, as veprove siç të urdhëroi i Dërguari i Allahut ﷺ, as e le të qetë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1299

Fjalë të panjohura?

1305. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Abdullah ibn Haushebi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur u mor lajmi për vrasjen e Zejd ibn Harithes, Xhaferit dhe Abdullah ibn Revahës, i Dërguari i Allahut ﷺ u ul (në xhami) dhe i vërehej pikëllimi. Ndërsa po shikoja nëpërmjet një vrime të një dere, i vajti një njeri dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut!” Dhe i tregoi për të qarat e grave të (familjes së) Xhaferit. Ai e urdhëroi t'i ndalte. Kështu, shkoi dhe u kthye për të treguar se i kishte urdhëruar që të ndaleshin, porse nuk i ishin bindur. Sërish Pejgamberi ﷺ e urdhëroi të shkonte e t'i ndalte. Kur u kthye për së dyti, tha: “Betohem në Allahun se ato më mundën, - ose ka thënë: na mundën (nuk u bindën)! - dyshimi për këtë është nga ana e Muhamed ibn Haushebit. - Mendoj se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Hidhu dhé në gojët e tyre!”

Aishja vazhdon: “Pastaj i thashë: “Turp të qoftë, as kreve punë, as e le të qetë të Dërguarin e Allahut ﷺ!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1305

Fjalë të panjohura?