Hadithet e ngjashme me hadithin 1406

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1406. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Aliu na ka treguar se e ka dëgjuar Hushejmin, e këtij i ka rrëfyer Husajni se Zejd ibn Vehbiu tregon: “Teksa po rrugëtoja nëpër Rabedhe, takova Ebu Dherrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i thashë: “Çfarë të paska sjellë në këtë vend?” Ai tha: “Qeshë në Sham, ku me Muaviun nuk u pajtuam për (ajetin): “Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin, por e nuk e japin në rrugën e Allahut...” (Teube, 34) Muaviu thoshte: “Ka zbritur për ithtarët e Librit, kurse unë thosha: “Ka zbritur edhe për ne, edhe për ta.” Kjo shkaktoi mospajtim mes nesh. Ai i shkroi Othmanit, duke iu ankuar për mua, sakaq Othmani më urdhëroi të shkoj në Medinë. Kur shkova, njerëzit m'u mblodhën, thuajse nuk më kishin parë më herët, e i tregova Othmanit (për mosmarrëveshjen).” Ai më tha: “Nëse dëshiron, largohu (nga Medina), por jo shumë. Ky është shkaku që më ka sjellë në këtë vend. Edhe sikur të më caktonin ndonjë prijës abisinas, do ta dëgjoja dhe do t'i bindesha.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1406

Fjalë të panjohura?