24. Zekati

1. Nënkapitulli: Obligueshmëria e zekatit

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Falni namazin dhe jepni zekatin..” (Bekare, 34) Ibn Abasi transmeton se Ebu Sufjani, në lidhje me Pejgamberin ﷺ, ka thënë: "Na urdhëron të falim namazin, ta japim zekatin, t’i ruajmë lidhjet farefisnore dhe të jemi të ndershëm."

1395. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Asim Dahak ibn Mahledi na ka treguar nga Zekerija ibn Is'haku, e ky nga Jahja ibn Abdullah ibn Sajfiu, e ky nga Ebu Mabedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ e dërgoi Muadhin në Jemen, i tha: “Bëju thirrje të dëshmojnë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut. Nëse binden në këtë, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim pesë namazet brenda një dite e një nate. Nëse binden në këtë, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim zekatin në pasurinë e tyre, që u merret të pasurve e u jepet të varfërve të tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1395

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

1396. Nga: Ebu Ejub Ensariu

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ibn Othman ibn Abdullah ibn Mevhebi, e ky nga Musa ibn Talhai se Ebu Ejubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri i tha Pejgamberit ﷺ: “Më trego ndonjë punë që më fut në Xhenet.” Njerëzit thanë: “Çfarë paska ai? Çfarë paska ai?” Pejgamberi ﷺ tha: “Paska një hall. Ta adhurosh Allahun pa i shoqëruar Atij asgjë, ta falësh namazin, ta japësh zekatin dhe t'i mbash lidhjet farefisnore.”

Behzi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Othmani dhe babai i tij, Othman ibn Abdullahu, e këta e kanë dëgjuar Musa ibn Talhain, e ky e ka transmetuar hadithin e lartpërmendur nga Ebu Ejubi. Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Druhem se emri Muhamed (ibn Othman në këtë sened) nuk është i saktë, por ai është Amri (ibn Othmani).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1396

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

1397. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Abdurrahimi më ka thënë: Na ka treguar Afan ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Vuhejbi, e ky nga Jahja ibn Seid ibn Hajani, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se një beduin vajti te Pejgamberi ﷺ dhe e pyeti: “Më trego ndonjë punë, që, nëse e bëj, hyj në Xhenet.” Pejgamberi ﷺ tha: “Ta adhurosh Allahun pa i bërë ortak asgjë, ta falësh namazin farz, ta japësh zekatin e detyruar dhe ta agjërosh Ramazanin.” Ai tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se kësaj nuk do t'i shtoj asgjë më shumë.” Kur u largua, Pejgamberi ﷺ tha: “Ai që dëshiron të shohë banor të Xhenetit, le ta shikojë këtë njeri.”

Musededi e transmeton këtë hadith nga Jahjai, e ky nga Ebu Hajani, e këtij ia ka rrëfyer këtë Ebu Zura nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1397

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

1398. Nga: Abdullah ibn Abasi

Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Ebu Xhemra se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Delegacioni i fisit abdulkajs erdhën te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Ne jemi pjesëtarë të fisit rebia, por mes jush dhe nesh gjenden jobesimtarët e mudarit, andaj nuk po mund të vijmë te ti, përveçse në muajt e shenjtë. Na urdhëro diçka konkrete, që ta mësojmë prej teje e t'i njoftojmë të tjerët.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Jua urdhëroj katër gjëra dhe jua ndaloj katër të tjera:

1. Besimin në Allahun (që është): të deklaruarit se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, - Pejgamberi ﷺ lëvizi dorën për të numëruar,

2. Faljen e namazit,

3. Dhënien e zekatit dhe

4. Të jepni një të pestën e presë së luftës.

Jua ndaloj përdorimin e enës nga kungulli, shtambës, varelës dhe vorbës së katranosur.”

Sulejmani dhe Ebu Numani, duke transmetuar nga Hamadi, kanë thënë: “Besimi në Allahun: “të deklaruarit se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1398

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

1399. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jeman Hakem ibn Nafiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajb ibn Ebu Hamzai, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ, prijës u bë Ebu Bekri, andaj shumë arabë u bënë renegatë.” Omeri i tha (Ebu Bekrit): “Si po i lufton njerëzit, ndërkohë i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa të thonë “la ilahe il-lallah”. Ai që e thotë këtë, prej meje e ka të siguruar veten dhe pasurinë, përveç (nëse bie ndesh) me të drejtën islame, ndërkohë llogaria e tij është tek Allahu.”?

Referenca: Sahihu i Buhariut 1399

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

1400. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Hurejra tregon se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Betohem në Allahun se do t'i luftoj ata që bëjnë dallim mes namazit dhe zekatit. Zekati është obligim i pasurisë. Betohem në Allahun se, nëse nuk më japin qoftë dhe një qengj, të cilin ia jepnin të Dërguarit të Allahut ﷺ, do t'i luftoj për shkak të mosdhënies.” (Më vonë) Omeri tha: “Betohem në Allahun se Allahu ia pati hapur zemrën Ebu Bekrit (duke e udhëzuar). Dikur jam bindur se kjo është e vërteta.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1400

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

2. Nënkapitulli: Besatimi për dhënien e zekatit

“Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë i keni vëllezër në fe...” (Teube, 11)

1401. Nga: Xherir ibn Abdullahu

Ibn Numejri na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ibn Ismaili, e ky nga Kajsi se Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I kam dhënë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ se do ta fal namazin, do ta jap zekatin dhe do të jem besnikë ndaj çdo muslimani.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1401

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

3. Nënkapitulli: Mëkati i atij që nuk e jep zekatin

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e Allahut, lajmëroji për një dënim të dhembshëm. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e Xhehenemit, e me të u lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): "Kjo është ajo që e deponuat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depononit!” (Teube, 34-35)

1402. Nga: Ebu Hurejra

Hakem ibn Nafiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Hurmuz Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atij që nuk e jep zekatin e deveve (në Ditën e Gjykimit), ato i venë në formën më të mirë që kanë qenë dhe e shkelin me thundra. Atij që nuk e jep zekatin e deleve, ato i venë në formën më të mirë që kanë qenë, e shkelin me thundra dhe e shpojnë me brirë. Është e udhës që ato të milen tek uji (mrizi, që t'u japë të varfërve). Askush të mos më vijë Ditën e Kiametit duke bartur në qafë ndonjë dele që blegëron, e të më thotë: “O Muhamed!”, e t'i them: “Nuk mund të bëj asgjë për ty, se ta kam kumtuar (me kohë), si dhe të mos më vijë duke bartur në qafë ndonjë deve që buluron, e të më thotë: “O Muhamed!”, e t'i them: “Nuk mund të bëj asgjë për ty, se ta kam kumtuar (me kohë).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1402

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

1403. Nga: Ebu Hurejra

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Hashim ibn Kasimi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Salih Semani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që Allahu i ka dhënë pasuri, porse nuk e jep zekatin e saj, ajo Ditën e Kiametit do të marrë formën e nepërkës1 me dy brirë (mbi sy). Ditën e Kiametit do t'ia mbështjellë qafën, do ta mbërthejë me nofulla dhe do t'i thotë: “Unë jam pasuria jote, unë jam thesari yt.” Pastaj citoi: “Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t'u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç'punoni ju.” (Ali Imran, 180)

Referenca: Sahihu i Buhariut 1403

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4. Nënkapitulli: Malli për të cilin jepet zekat nuk konsiderohet thesar e as mall i deponuar

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në më pak se pesë evakë nuk ka zekat.”

1404. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ahmed ibn Shebib ibn Seidi ka thënë: Na ka treguar babai im, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Halid ibn Eslemi tregon: “Dolëm me Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe, në rrugë e sipër, një beduin i tha: “Më trego për fjalën e Allahut: “Ata që deponojnë ar e argjend, por nuk e shpenzojnë për hir të Allahut...” (Teube, 34)

Ibn Omeri i tha: “Mjerë ai që e depoziton dhe nuk e jep zekatin e saj! Kjo ka qenë para se të obligohej zekati, e, kur është obliguar, Allahu e ka bërë (zekatin) pastrim të pasurisë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1404

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

1405. Nga: Ebu Seid Hudriu

Is'hak ibn Jezidi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajb ibn Is'haku, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka rrëfyer Jahja ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Jahja ibn Umare, e ky nga babai i tij, Jahja ibn Umare ibn Ebu Haseni, se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ka zekat në më pak se pesë evakë. Nuk ka zekat në më pak se pesë deve. Nuk ka zekat në më pak se pesë evsukë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1405

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

1406. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Aliu na ka treguar se e ka dëgjuar Hushejmin, e këtij i ka rrëfyer Husajni se Zejd ibn Vehbiu tregon: “Teksa po rrugëtoja nëpër Rabedhe, takova Ebu Dherrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i thashë: “Çfarë të paska sjellë në këtë vend?” Ai tha: “Qeshë në Sham, ku me Muaviun nuk u pajtuam për (ajetin): “Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin, por e nuk e japin në rrugën e Allahut...” (Teube, 34) Muaviu thoshte: “Ka zbritur për ithtarët e Librit, kurse unë thosha: “Ka zbritur edhe për ne, edhe për ta.” Kjo shkaktoi mospajtim mes nesh. Ai i shkroi Othmanit, duke iu ankuar për mua, sakaq Othmani më urdhëroi të shkoj në Medinë. Kur shkova, njerëzit m'u mblodhën, thuajse nuk më kishin parë më herët, e i tregova Othmanit (për mosmarrëveshjen).” Ai më tha: “Nëse dëshiron, largohu (nga Medina), por jo shumë. Ky është shkaku që më ka sjellë në këtë vend. Edhe sikur të më caktonin ndonjë prijës abisinas, do ta dëgjoja dhe do t'i bindesha.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1406

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

1407. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Ajashi na ka thënë: Na ka treguar Abdulala, e këtij i ka treguar Xhurejriu, e ky nga Ebu Alai, e ky nga Ahnef ibn Kajsi se ka thënë: Teksa isha ulur ... [t]: Is'hak ibn Mensuri më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdusamedi, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka treguar Xhurejriu, e këtij i ka treguar Ebu Ala ibn Shihiri se Ahnef ibn Kajsi rrëfen: “Teksa isha ulur me një grup kurejshish, erdhi një njeri me flokë, pamje e rroba të vrazhda. U drejtua nga ata, dha selam dhe tha: “Tregoju depozituesve (të arit e argjendit) se i pret një gur, i cili do të skuqet në zjarrin e Xhehenemit, e pastaj do t'u vendoset në thimthat e gjinjve të tyre, derisa t'u dalë përtej eshtrave të sipërme të shpatullës, e pastaj do t'u vendoset në eshtrat e sipërm të shpatullave të tyre, derisa t'u dalë përtej thimthave të tyre duke u dridhur. Pastaj shkoi dhe u ul te një shtyllë. Unë i shkova pas dhe u ula afër tij. Nuk e dija kush ishte.” I thashë: “Mendoj se njerëzve nuk u pëlqeu ajo që the?” Ai tha: “Ata nuk marrin vesh asgjë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1407

Fjalë të panjohura?

1408. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vijon:
- Këtë ma ka thënë më i dashuri im.
- Kush është më i dashuri yt? - e pyeta.
- Pejgamberi ﷺ, - u përgjigj ai, pastaj vazhdoi: “O Ebu Dherr, a po e sheh Uhudin?” Shikova diellin për të kuptuar edhe sa kohë i kishte mbetur ditës. Mendoja se i Dërguari i Allahut ﷺ do të më dërgonte për t'i kryer ndonjë punë.
Po, - iu përgjigja. Ai më tha:
“Do të doja të kisha ar sa Uhudi dhe ta shpenzoja të tërin (në rrugën e Allahut), përveç tre dinarëve[1].” Ata nuk dinë asgjë, andaj e grumbullojnë pasurinë e kësaj bote. Betohem në Allahun se nuk u kërkoj asgjë nga kjo botë, e as i pyes rreth fesë, derisa ta takoj Allahun.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1408

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

5. Nënkapitulli: Shpenzimi i pasurisë për gjëra të dobishme

1409. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ismaili, e këtij i ka treguar Kajsi se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk lejohet zilia, përveç në dy raste:

1. Ndaj personit që Allahu i ka dhuruar pasuri e ai e shpenzon me të drejtë;

2. Dhe ndaj personit që Allahu i ka dhënë urtësi, me të cilën ai gjykon dhe ua mëson të tjerëve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1409

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

6. Nënkapitulli: Syefaqësia në dhënien e sadakasë (lëmoshës)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Mos i çoni dëm lëmoshat tuaja duke ua kujtuar ato (atyre që ua keni dhënë) dhe duke fyer, siç vepron ai që e shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe të botës dhe nuk beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Ai shëmbëllen me një gur të lëmuar të mbuluar me dhé, mbi të cilin bie shiu me rrebesh, duke e lënë të zhveshur. Ata nuk kanë kurrfarë dobie nga veprat që kanë bërë, se Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin mohues.” (Bekare, 264) ) Ibn Abasi ka thënë: "Fjala 'Salda' ﴾صَلْدًا﴿ e ka kuptimin: “diçka që nuk ka asgjë përmbi të (e zhveshur nga diçka)." Ikrime ka thënë: "Fjala 'vabil' ﴾وَابِلٌ﴿ e ka kuptimin: “Rrebesh shiu”. Ndërsa fjala 'tal' “طَّلُّ” e ka kuptimin: “vesë”.

7. Nënkapitulli: Nuk pranohet sadakaja prej pasurisë së zhvatur dhe nuk pranohet ndryshe përveçse prej të ardhurave hallall

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Fjala e mirë dhe falja e gabimit është më e vlefshme se lëmosha që përcillet me fyerje. Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Butë (nuk nxiton në dënime).” (Bekare, 263)

8. Nënkapitulli: Sadakaja e dhënë prej fitimit hallall

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “... Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mosmirënjohës e mohues. S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, falën namazin dhe dhanë zekatin, i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë frikë e as brengosje.” (Bekare, 276-277)

1410. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Muniri tregon se e ka dëgjuar Ebu Nadrin, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që prej fitimit hallall jep lëmoshë sa një hurmë, ndërkohë Allahu e pranon vetëm hallallin, Allahu do t'ia pranojë me të djathtën e Tij, pastaj pronarit të saj ia rrit atë siç e rrit dikush prej jush mëzin, derisa (shpërblimi) të bëhet sa kodra.”

Transmetimin e Abdurrahmanit e ka fuqizuar Sulejmani nga Ibn Dinari. Verkai e ka transmetuar nga Ibn Dinari, e ky nga Seid ibn Jesari, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Po ashtu e transmeton Muslim ibn Ebu Merjemi, Zejd ibn Eslemi dhe Suhejli nga Ebu Salihu, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1410

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

9. Nënkapitulli: Dhënia e sadakasë para se (të vijë koha kur) njerëzit ta refuzojnë (marrjen e saj, duke mos ndjerë nevojë për të)

1411. Nga: Harithe ibn Vehb Huzaiu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Mabed ibn Halidi se Harithe ibn Vehbiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Jepni lëmoshë, sepse do të vijë një kohë kur njeriu do të sillet vërdallë me lëmoshën e vet, porse nuk do të gjejë askënd që t'ia pranojë. Njeriu (nevojtari) i thotë: “Sikur të vije dje, do ta pranoja, se sot nuk kam nevojë për të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1411

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

1412. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa u shtuar pasuria në mesin tuaj e të teprojë, saqë i pasuri do të brengoset kush do t'ia pranojë lëmoshën. Kur ia ofron ndokujt, i përgjigjet: “Nuk kam nevojë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1412

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?

1413. Nga: Adij ibn Hatimi

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asim Nebili, e këtij i ka rrëfyer Sadan ibn Bishri, e këtij i ka treguar Ebu Muxhahidi, e këtij i ka treguar Muhil ibn Halife Taiu se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha tek i Dërguari i Allahut ﷺ kur erdhën dy persona. Njëri ankohej për varfërinë, tjetri ankohej për kusarët e rrugës. I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Sa u përket kusarëve të rrugës, nuk do të kalojë shumë kohë kur karvani do të dalë për në Mekë, pa pasur nevojë për dikë që i merr në mbrojtje. Ndërkaq, sa i përket varfërisë, nuk do të ndodhë Kiameti derisa dikush prej jush të sillet me lëmoshën e vet e të mos gjejë askënd t'ia pranojë. Pastaj do të qëndroni para Allahut, pa perde e pa përkthyes mes Tij dhe jush. Ai do t'i drejtohet (robit):

- A nuk të kam dhënë pasuri?

- Sigurisht, - përgjigjet robi.

- A nuk të kam dërguar pejgamber? - i thotë Allahu Fuqiplotë.

- Sigurisht, - përgjigjet sërish.

Pastaj shikon në të djathtë, ku përveç Zjarrit nuk sheh asgjë dhe shikon në të majtë, ku përveç Zjarrit nuk sheh asgjë. Mbrohuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme! Nëse nuk keni, atëherë me një fjalë të mirë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1413

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

1414. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do të vijë një kohë kur njeriu do të sillet me lëmoshën e vet prej ari, porse nuk do të gjejë askënd që t'ia pranojë; si dhe do të shihet një burrë i vetëm tek ndiqet nga dyzet gra për t'u strehuar tek ai, si pasojë e burrave të paktë dhe grave të shumta.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1414

Fjalë të panjohura?

10. Nënkapitulli: Mbrojeni veten prej Zjarrit, qoftë dhe me një gjysmë hurme dhe me pak lëmoshë

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ata që shpenzojnë pasurinë e vet, për të kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe nga bindja në shpërblimin e premtuar nga Allahu, shëmbëllejnë me një kopsht të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm, andaj jep fruta dyfish. Nëse nuk i bie shi i bollshëm, i bie rigë shiu që i mjafton. Allahu i sheh mirë punët që bëni ju. A dëshiron ndonjëri nga ju që, duke qenë i moshuar e me fëmijë të mitur e të pambrojtur, kopshti i tij plot palma hurmash, vreshta e gjithfarë lloje frutash dhe i ujitur nga lumenj rrjedhës, të digjet nga një stuhi zjarri?! Ja, kështu Allahu jua shpjegon shpalljet e Tij, me qëllim që të mendoni.” (Bekare, 265-266)

1415. Nga: Ebu Mesud Bedriu

Ubejdullah ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Numan Hakemi, e ky është Ibn Abdullah Basriu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ebu Vaili se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbriti ajeti i lëmoshës, ne punonim si hamej (dhe jepnim lëmoshë nga ajo). Dikush erdhi dhe dha lëmoshë në sasi të madhe. (Hipokritët) thanë: “Për syefaqësi.” Një tjetër dha lëmoshë sa një saë. Njerëzit thanë: “Allahu nuk ka nevojë për sain e tij. Atëherë zbriti ajeti: “Sa për ata (hipokritë) që përqeshin besimtarët që japin lëmoshë me vullnet dhe tallen me ata që nuk janë në gjendje të japin gjë përveç (fryteve të) punës së tyre, Allahu do të tallet me ta. Ata do të kenë dënim të dhembshëm.” (Teube, 79)

Referenca: Sahihu i Buhariut 1415

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

1416. Nga: Ebu Mesud Bedriu

Seid ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Shekiku se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ na urdhëronte për të dhënë lëmoshë, ndokush shkonte në treg, ku punonte si hamall, e në atë rast fitonte një mud (sa dy grushte, të cilën pastaj e jepte lëmoshë). Sot, disa prej tyre posedojnë njëqind mijë (monedha të atëhershme).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1416

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

1417. Nga: Adij ibn Hatimi

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky e ka dëgjuar Abdullah ibn Makilin se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Mbrohuni prej Zjarrit, qoftë dhe me një gjysmë hurme.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1417

Fjalë të panjohura?

1418. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Bishr ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Ebu Bekër ibn Hazmi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua me dy vajza erdhi tek unë për të lypur, mirëpo, përveç një hurme, nuk kisha asgjë (për t'i dhënë), gjë të cilën ia dhashë. Ajo ua ndau të bijave, kurse vetë nuk hëngri asgjë. Pastaj u ngrit dhe shkoi. Kur erdhi Pejgamberi ﷺ, i tregova, e në atë rast tha: “Atij që sprovohet me vajza, do t'i bëhen mburojë kundrejt Zjarrit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1418

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

11. Nënkapitulli: Vlera e sadakasë së të shëndoshit i cili është dhënë pas tubimit të pasurisë

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe jepni nga ajo që Ne ju kemi dhënë, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja...” (Munafikun, 10) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Jepni nga ato që ju kemi dhuruar Ne, para se të vijë Dita në të cilën nuk ka shitblerje, as miqësi as ndërmjetësi! – mohuesit janë të vetmit ata që e tejkaluan kufirin (zullumqarë).” (Bekare, 254)

1419. Nga: Ebu Hurejra

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Umare ibn Kaëkai, e këtij i ka treguar Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një person erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe pyeti:

- O i Dërguari i Allahut, cila lëmoshë e ka shpërblimin më të madh?

- “Të japësh lëmoshë kur je i shëndoshë e i dhënë pas tubimit të pasurisë, i frikësohesh varfërisë dhe shpreson në pasuri. Mos prit që shpirti të të vijë në fyt, e atëherë të thuash: “Kjo është për filanin, e ajo për filanin”, sepse tanimë ajo (pasuri) është bërë e tjetërkujt”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1419

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

Nënkapitull

1420. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Firasi, e ky nga Shabiu, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Disa gra të Pejgamberit ﷺ i thanë atij:

- Cila prej nesh do të të bashkëngjitet e para (në botën tjetër)?

- “Ajo që i ka duart më të gjata”, - tha ai.

Ato morën një kallamishte për t'i matur duart dhe rezultoi që Sevda i kishte duart më të gjata. Më vonë kuptuam se dorëgjatësia nënkuptonte dhënien e lëmoshës. Ajo (Sevda) iu bashkëngjit Pejgamberit ﷺ e para dhe e donte lëmoshën.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1420

Fjalë të panjohura?

12. Nënkapitulli: Dhënia e sadakasë haptas

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata që japin nga pasuria e tyre (lëmoshë) natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, për ata ka shpërblim te Zoti i tyre; për ta nuk ka frikë as pikëllim.” (Bekare, 274)

13. Nënkapitulli: Dhënia e sadakasë fshehtas

Ebu Hurejra transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dhe një njeri që, kur jep lëmoshë, e fsheh, saqë dora e majtë nuk di sa ka dhënë e djathta.” Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju...” (Bekare, 271)

14. Nënkapitulli: Dhënia lëmoshë (sadaka) të pasurit, pa ia ditur gjendjen

1421. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Një njeri (nga benu israilët) kishte thënë: “Do të jap lëmoshë.” Pastaj doli me lëmoshën e vet dhe e lëshoi (pa dije) në dorën e një hajduti. Në mëngjes njerëzit filluan të flisnin: “Lëmosha iu dha një hajduti.” Ai (që dha lëmoshë) tha: “O Allah, Ty të takon falënderimi, do të jap lëmoshë (sërish).” Doli me lëmoshën e vet dhe e lëshoi (pa dije) në dorën e një lavireje. Në mëngjes njerëzit thanë: “Mbrëmë lëmosha iu dha një lavireje.” Ai tha: “O Allah, Ty të takon falënderimi, (ndonëse shkoi) për laviren. Do të jap lëmoshë përsëri.” Doli për së treti me lëmoshën e vet dhe e lëshoi (pa dije) në dorën e një të pasuri. Në mëngjes njerëzit thanë: “Lëmosha iu dha një të pasuri.” Ai tha: “O Allah, Ty të takon falënderimi, për hajnin, laviren dhe të pasurin.” Dikush i vajti (në ëndërr) dhe i tha: “Sa i përket lëmoshës për hajnin, ndoshta ndalet nga hajnia; për laviren, ndoshta ndalet nga zinaja; si dhe, për të pasurin, ndoshta ndërgjegjësohet dhe jep nga ajo që i ka dhënë Allahu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1421

Fjalë të panjohura?

15. Nënkapitulli: Dhënia lëmoshë të birit, pa qenë në dijeni për këtë

1422. Nga: Mean ibn Jezidi

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Israili, e këtij i ka treguar Ebu Xhuvejri se Mean ibn Jezidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Unë, babai dhe gjyshi ia dhamë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ. Ai (Pejgamberi ﷺ) më fejoi dhe më pas më martoi. Një ditë iu ankova se babai im i kishte dhënë disa dinarë një njeriu në xhami, që t'i jepte si lëmoshë. Sakaq, shkova i mora dhe u ktheva me to te babai.” Ai më tha: “Betohem në Allahun se nuk pata për qëllim të t'i jap ty.” U ankova për këtë gjë tek i Dërguari i Allahut ﷺ, e në atë rast tha: “Ty të takon ajo që ke për qëllim, o Jezid, kurse ty të takon ajo që ke marrë, o Mean.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1422

Fjalë të panjohura?

16. Nënkapitulli: Dhënia e sadakasë me dorën e djathtë

1423. Nga: Ebu Hurejra

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shtatë lloj personash Allahu do t'i strehojë në hijen e Tij, ditën kur nuk ka hije përveç hijes së Tij:

1. Prijësin e drejtë;

2. Të riun që rritet duke adhuruar Allahun;

3. Atë që e ka zemrën të lidhur me xhamitë;

4. Dy persona që duhen mes vete për Allah, bashkohen dhe ndahen vetëm për Të;

5. Personin që një grua e bukur dhe me famë e fton për zina, kurse ai ia kthen: “Unë i frikohem Allahut";

6. Atë që, kur jep lëmoshë, e fsheh, saqë dora e majtë nuk di sa ka dhënë e djathta; si dhe

7. Personin, i cili, kur e përmend Allahun në vetmi, i lotojnë sytë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1423

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

1424. Nga: Harithe ibn Vehb Huzaiu

Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Mabed ibn Halidi se Harithe ibn Vehb Huzaiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Jepni lëmoshë, sepse do të vijë një kohë kur njeriu do të sillet me lëmoshën e vet. Njeriu (nevojtari) i thotë: “Sikur të vije dje, do ta pranoja, se sot nuk kam nevojë për të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1424

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

17. Nënkapitulli: Ai që e urdhëron shërbëtorin ta shpërndajë sadakanë dhe nuk e kryen këtë me dorën e vet

Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Edhe ai (shërbëtori) është lëmoshëdhënës.”

1425. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Shekiku, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gruaja që jep (lëmoshë) prej ushqimit të shtëpisë, pa e dëmtuar familjen, do ta ketë shpërblimin për atë që ka dhënë, kurse burrit të saj i takon shpërblimi për atë që ka fituar, madje edhe punëtorit të depos (i cili e kryen urdhrin e pronarit) i takon aq shpërblim, pa iu zvogëluar shpërblimi asnjërit prej tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1425

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

18. Nënkapitulli: Sadaka e plotë konsiderohet kur jepet nga njeriu që është i pasur

Ai që jep lëmoshë duke qenë nevojtar ose duke pasur familjen nevojtare, ose ka borxh, borxhi është më parësor për t'u kthyer sesa lëmosha, lirimi i robit a dhurata. Kjo (lëmoshë) nuk i pranohet, sepse atij nuk i takon të dëmtojë pasurinë e të tjerëve. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atë që njerëzve ua merr pasuritë për t'ia shkatërruar (shfrytëzuar e për të mos i kthyer), Allahu do ta shkatërrojë (duke mos e lënë të përfitojë prej tyre asgjë).” Përveç nëse është i njohur për durim e u jep përparësi të tjerëve kundrejt vetes, edhe nëse ka shumë nevojë për të, si rasti i Ebu Bekrit kur e ka dhënë tërë pasurinë e tij, si dhe rasti i ensarëve, që u kanë dhënë përparësi muhaxhirëve. Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shpërdorimin e pasurisë, andaj askujt nuk i takon ta shpërdorojë pasuritë e të tjerëve me pretekstin e lëmoshës. Kab ibn Maliku tregon se ka thënë: "O i Dërguari i Allahut, prej pendimit tim është që të heq dorë prej pasurisë sime, (ta jap) lëmoshë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij?" Pejgamberi ﷺ më tha: “Mbaje një pjesë të pasurisë sate, se është më mirë për ty.” Unë i thashë: "Po e mbaj pjesën që e kam në Hajber."

1426. Nga: Ebu Hurejra

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e ky nga Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Lëmosha më e mirë është ajo që jepet kur të kesh pasuri të mjaftueshme. Andaj, fillo prej atyre që i ke nën kujdestari.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1426

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

1427. Nga: Hakim ibn Hizami

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij se Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme. Fillo prej atyre për të cilët kujdesesh. Lëmosha më e mirë është ajo që jepet kur të kesh pasuri të mjaftueshme. Atë që kërkon ndershmëri, Allahu e bën të ndershëm; kurse kush shpreh se nuk ka nevojë (nga njerëzit), Allahu e bën të pasur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1427

Fjalë të panjohura?

1428. Nga: Ebu Hurejra

Vuhejbi ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton këtë nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1428

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

1429. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ se... [t]: Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në minber, përmendi lëmoshën, ndershmërinë dhe lypjen, e në atë rast tha: “Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme, se e sipërmja jep, kurse e poshtmja lyp.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1429

Fjalë të panjohura?

19. Nënkapitulli: Ai që jep dhe i përmend ato në vazhdimësi

Fjala e Allahut: "Ata që për hir të Allahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet të Zoti i tyre, për ta nuk ka frikë, ata as që do të brengosen." (Bekare, 262)

20. Nënkapitulli: Është e pëlqyer të nxitohet nxjerrja e sadakasë prej momentit që posedohet

1430. Nga: Ukbe ibn Harith Nufejliu

Ebu Asimi na ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Seidi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Ukbe ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “(Një ditë) Pejgamberi ﷺ na e fali ikindinë, sakaq shpejtoi dhe hyri në shtëpi. Nuk qëndroi gjatë dhe, kur doli, e pyeta, - ose ka thënë: dikush e pyeti, - (për këtë), e në atë rast u përgjigj: “Në shtëpi pata lënë ca florinj të lëmoshës, por nuk desha të më zërë nata duke i mbajtur, kështu që i shpërndava.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1430

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

21. Nënkapitulli: Nxitja dhe ndërmjetësimi për sadaka

1431. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Adiu, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ doli ditën e Bajramit dhe i fali dy rekate (të Bajramit), por nuk fali (namaz tjetër), as para, as pas tyre. Pastaj iu drejtua grave, e më të ishte edhe Bilali. I këshilloi dhe i urdhëroi që të japin lëmoshë. Si rrjedhojë, gratë filluan t'i jepnin byzylykët dhe vathët e tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1431

Hadithe të ngjashme: Shiko (14)

Fjalë të panjohura?

1432. Nga: Ebu Musa Eshariu

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ebu Burde ibn Abdullah ibn Ebu Burde, e këtij i ka treguar Ebu Burde ibn Ebu Musai, se babai i tij Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur të Dërguarit të Allahut ﷺ i vente ndonjë lypës ose kur i kërkohej ndonjë nevojë, thoshte: “Ndërmjetësoni, që të shpërbleheni. Allahu cakton ç'të dojë përmes gjuhës së të Dërguarit të Tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1432

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

1433. Nga: Esma bint Ebu Bekri

Sadak ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Hishami, e ky nga Fatimja se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ më ka thënë: “Mos e mbyll (thesin), se pastaj mbyllet për ty.”

Gjithashtu Othman ibn Ebu Shejbe tregon se Abde ka transmetuar: “Mos numëro, se pastaj Allahu t'i numëron ty.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1433

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

22. Nënkapitulli: Dhënia e sadakasë sipas mundësisë

1434. Nga: Esma bint Ebu Bekri

Ebu Asimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Xhurejxhi. [t]: Muhamed ibn Abdurrahimi më ka thënë: Na ka treguar Haxhaxh ibn Muhamedi, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Mulejke, e ky nga Abad ibn Abdullah ibn Zubejri se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se vajti te Pejgamberi ﷺ, e në atë rast ai i tha: “Mos e mbyll (enën), se pastaj Allahu ta mbyll ty, por jep aq sa t'i kesh mundësitë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1434

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

23. Nënkapitulli: Sadakaja i fshin mëkatet

1435. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri pyeti:

- Cili prej jush e di hadithin e të Dërguarit të Allahut ﷺ rreth fitneve (trazirave)?

- Unë e di ashtu siç e ka thënë (Pejgamberi ﷺ), - i thashë.

- Ti me të vërtetë ke guxim (ta tregosh). Si e ka thënë? - pyeti Omeri.

- “Fitnet e njeriut në familjen, fëmijët dhe fqinjët e tij shlyhen nga namazi i tij, lëmosha dhe vepra e mirë”, - thashë.

Sulejmani (Ameshi) tregon (se Ebu Vaili nganjëherë, kur e transmetonte këtë hadith) thoshte: “Namazi, lëmosha, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja.”

- Nuk është kjo që po kërkoj. E kam fjalën për fitnen, e cila do të trazohet sikurse trazohet deti, - tha Omeri.

- Nuk ke pse shqetësohesh prej saj, o prijës i besimtarëve! Mes teje dhe saj është një derë e mbyllur, - i thashë.

- A do të thyhet kjo derë, vallë, apo do të hapet? - pyeti Omeri.

- Do të thyhet.

- Atëherë, nuk paska për t'u mbyllur më, - tha Omeri.

- Ashtu është, - i thashë.

Ebu Vaili thotë: “Nuk patëm guxim ta pyesnim (Hudhejfën) kush ishte dera, andaj e porositëm Mesrukun që ta pyeste, e ai tha: “Ajo derë ishte vetë Omeri.”

- Po Omeri, e dinte, vallë, se kush ishte ajo derë?

- Po, ashtu siç e dinte se të sotmen e pason e nesërmja. Ngaqë unë i tregova një hadith të qartë, në të cilin nuk ka pikë dyshimi, - u përgjigj Hudhejfe.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1435

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

24. Nënkapitulli: Gjendja e atij që ka dhënë sadaka përgjatë kohës së shirkut e pastaj ka hyrë në Islam

1436. Nga: Hakim ibn Hizami

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ:

- O i Dërguari i Allahut, a do të shpërblehem për punët e mira që i kam vepruar në periudhën paraislame, bie fjala, për lëmoshën, lirimin e robërve dhe mbajtjen e lidhjeve familjare?

- “Në Islam ke hyrë bashkë me veprat e mira të së kaluarës”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1436

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

25. Nënkapitulli: Shpërblimi që i përket shërbëtorit nëse jep sadaka me urdhrin e zotërisë së vet pa dëmtuar pasurinë

1437. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Gruaja që jep (lëmoshë) prej ushqimit të burrit të vet, pa e dëmtuar, do të shpërblehet. Burrit i takon (shpërblimi për) atë që ka punuar, madje edhe punëtorit të depos (i cili e kryen urdhrin e pronarit) i takon shpërblim i njëjtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1437

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

1438. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Punëtori i depos, musliman besnik, që e zbaton, - ose ndoshta ka thënë: e jep të plotë, - atë që urdhërohet, e jep me bollëk, me shpirt bujar dhe ia dorëzon atij që është urdhëruar, edhe ai konsiderohet njëri nga lëmoshëdhënësit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1438

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

26. Nënkapitulli: Shpërblimi që i përket gruas nëse jep sadaka ose ushqen dikë nga shtëpia e bashkëshortit të vet pa e dëmtuar pasurinë

1439. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Mensuri dhe Ameshi, e këta nga Ebu Vaili, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gruaja që jep (lëmoshë) prej shtëpisë së burrit të saj...”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1439

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

1440. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e ky nga Ameshi, e ky nga Shekiku, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gruaja që ushqen dikë prej shtëpisë së burrit të saj, pa e tepruar, do të shpërblehet. Njëjtë do të shpërblehet edhe burri, madje edhe punëtori i depos (i cili e kryen urdhrin e pronarit). Atij i takon (shpërblimi) për atë që ka fituar, kurse asaj për atë që ka dhënë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1440

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

1441. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Jahja ibn Jahjai na ka thënë: Na ka rrëfyer Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Shekiku, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gruaja që jep (lëmoshë) prej ushqimit të shtëpisë së saj, pa e tepruar, do të shpërblehet. Burrit i takon (shpërblimi për) atë që ka fituar, e njëjtë edhe punëtorit të depos (i cili e kryen urdhrin e pronarit).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1441

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

27. Nënkapitulli: Fjala Allahut: “Ndërkaq, sa i përket atij që jep e ruhet dhe e dëshmon më të bukurën, atij do t’ia lehtësojmë (rrugën) për lehtësim, kurse ai që tregohet koprrac dhe e ndien veten të pavarur (nga Zoti) dhe e përgënjeshtron të bukurën, atij do t’ia lehtësojmë (rrugën) në vështirësi.”

“O Allah, kompensoja atij që jep lëmoshë!”

1442. Nga: Ebu Hurejra

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muavi ibn Ebu Muzerridi, e ky nga Ebu Hubabi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo mëngjes në të cilën gdhihen robërit, zbresin dy melekë. Njëri lutet: “O Allah, kompensoja atij që jep!”, kurse tjetri lutet: “O Allah, shkaktoji humbje koprracit!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1442

Fjalë të panjohura?

28. Nënkapitulli: Shembulli i lëmoshëdhënësit dhe koprracit

1443. Nga: Ebu Hurejra

Musai na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra transmeton nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë: “Koprraci dhe lëmoshëdhënësi u shëmbëllejnë dy personave që kanë të veshura xhybe të hekurta,...” [t]: Ebu Jemani na ka thënë: Na ka lajmëruar Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e këtij i ka treguar Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Koprraci dhe dorëdhënësi u shëmbëllejnë dy personave që kanë të veshura xhybe të hekurta, nga gjoksi deri te klavikulat. Sa i përket dorëdhënësit, sa herë që jep, i zgjatet ose i zmadhohet sipër lëkurës së tij, derisa t'ia mbulojë majat e gishtërinjve dhe t'ia fshijë gjurmët që lë pas vetes (prej gjatësisë së saj). Ndërkaq, sa herë që koprraci dëshiron të japë diçka, çdo hallkë (e parzmores) i tkurren në vendin e vet. Ndonëse mundohet ta zgjerojë, ajo nuk i zgjerohet.”

Shprehjen: “dy xhybe” (në senedin e lartpërmendur) e ka fuqizuar edhe Hasen ibn Muslimi nga Tavusi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1443

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

1444. Nga: Ebu Hurejra

Ndërkaq, Handhale (në transmetimin e këtij hadithi) nga Tavusi ka thënë: “dy mburoja” (në vend të: “dy xhybe”).

Po ashtu, Lejthiu ka thënë: Më ka treguar Xhaferi, e ky nga Ibn Hurmuzi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë (në këtë hadith): “dy mburoja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1444

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

29. Nënkapitulli: Sadakaja prej asaj që fitoni me punën tuaj dhe tregtinë

Allahu i Madhërishëm ka thënë: "O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që keni fituar dhe nga ato që jua kemi nxjerrë Ne nga frytet e tokës. Mos dhuroni nga ato gjëra të pavlefshme të pasurisë suaj e të cilat ju nuk do t’i pranonit ndryshe veçse symbyllur. Ta dini se Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lëvdatë." (Bekare, 267)

30. Nënkapitulli: Çdo musliman duhet të japë lëmoshë, e, nëse nuk ka mundësi materiale, le të bëjë mirë

1445. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Burde, e ky nga babai i tij se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo musliman duhet të japë sadaka.”

Të pranishmit pyetën: “O i Dërguari i Allahut, po ai që nuk ka?

- “Punon me duart e veta, i bën dobi vetes dhe jep sadaka”, - tha ai.

- Po nëse nuk ka mundësi? - pyetën.

- “E ndihmon nevojtarin e shkretë”, - iu përgjigj ai.

- Po nëse nuk ka mundësi? - pyetën.

- “Le të bëjë mirë e të ndalet prej së keqes, kjo është sadaka për të”, - iu përgjigj ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1445

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

31. Nënkapitulli: Në çfarë sasie jepet zekati dhe lëmosha, si dhe nëse dikush jep një dele

1446. Nga: Umu Atija Ensarja

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Shihabi, e ky nga Halid Hadhai, e ky nga Hafsa bint Sirini se Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nusejbe Ensares iu dha një dele, një pjesë të së cilës ia dërgoi Aishes.” Pejgamberi ﷺ e pyeti:

- “A keni diçka (për të ngrënë)?”

- Jo, përveç asaj që na e ka dhuruar Nusejbia, - iu përgjigj ajo.

- “Ma afro, sepse ka arritur në vendin e vet”, - tha ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1446

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

32. Nënkapitulli: Zekati i argjendit

1447. Nga: Ebu Seid Hudriu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Amër ibn Jahja Maziniu, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ka zekat në më pak se pesë deve. Nuk ka zekat në më pak se pesë evakë. Nuk ka zekat në më pak se pesë evsukë.”

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Amri, i cili e ka dëgjuar babanë e tij se Ebu Seidi e ka dëgjuar këtë hadith nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1447

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

33. Nënkapitulli: Dhënia e mallrave (në vend të monedhave apo një lloji tjetër të mallit) për zekat

Tavusi tregon se Muadhi u ka thënë banorëve të Jemenit: "Më jepni mall: rroba (të shkurtra jemenase) apo veshje, për zekat, në vend të elbit dhe misrit. Kjo është më e lehtë për ju dhe më e dobishme për shokët e Pejgamberit ﷺ në Medinë. Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Sa i përket Halidit, ai ka lënë vakëf parzmoren dhe armët e tij në rrugën e Allahut." Po ashtu, Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Jepni lëmoshë, qoftë dhe nga stolitë tuaja", duke mos e përjashtuar lëmoshën obligative prej të tjerave. Si rrjedhojë, gratë i jepnin vathët dhe gjerdanet (jo nga ari dhe argjendi) e tyre. Pra, nuk e veçonte arin e argjendin nga mallrat e tjera.

1448. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Thumame se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Bekri i shkroi një letër që përmbante urdhrat e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij: “Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje femër njëvjeçare, por nuk e posedon, ndërkohë ka ndonjë deve femër dyvjeçare, i pranohet ajo. Mirëpo, mbledhësi i zekatit duhet t'ia kthejë njëzet dërhemë ose dy dele. Nëse nuk ka deve femër njëvjeçare me cilësitë e kërkuara, por ka deve mashkull të moshës dyvjeçare, atëherë i pranohet ky e nuk i kthehet asgjë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1448

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

1449. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muemeli na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e ky nga Ejubi, e ky nga Ata ibn Ebu Rebahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Betohem në Allahun se i Dërguari i Allahut ﷺ e fali namazin (e Bajramit) para hutbes. Me të kuptuar se gratë nuk e kishin dëgjuar, vajti tek ato së bashku me Bilalin, i cili e kishte shtrirë rrobën e tij, e në atë rast ai ﷺ i këshilloi e i urdhëroi për të dhënë lëmoshë. Si rrjedhojë, gratë filluan të jepnin (stolitë).

Ejubi (gjatë transmetimit të këtij hadithi) bëri me shenjë nga veshët dhe qafa.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1449

Hadithe të ngjashme: Shiko (14)

Fjalë të panjohura?

34. Nënkapitulli: Nuk lejohet bashkimi i tufave të ndara e as ndarja e tufave të bashkuara nga frika për zekatin

Kjo është përmendur në hadithin të cilin e transmeton Salimi nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

1450. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdullah Ensariu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Thumame se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Bekri i dërgoi një letër që përmbante urdhrat e të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Dhe nuk lejohet bashkimi i tufave të ndara e as ndarja e tufave të bashkuara nga frika për zekatin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1450

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

35. Nënkapitulli: Nëse pasuria e dy personave është e përzier, mes vete barazohen pas nxjerrjes së zekatit

Tavusi dhe Atai kanë thënë: Nëse dy persona i kanë pasuritë e përziera dhe secili e dallon pasurinë e vet, pasuria e tyre nuk bashkohet (për ta plotësuar nisabin). Sufjani ka thënë: "Zekati nuk obligohet pa iu bërë njërit dyzet dele dhe tjetrit dyzet sosh."

1451. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Thumame se Enesi tregon se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i dërgoi një letër që përmbante urdhrat e të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Nëse pasuria e dy personave është e përzier, ata barazohen mes vete pastaj (pas nxjerrjes së zekatit).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1451

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

36. Nënkapitulli: Zekati i deveve

Këtë e transmeton Ebu Bekri, Ebu Dherri dhe Ebu Hurejra nga Pejgamberi ﷺ.

1452. Nga: Ebu Seid Hudriu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Velid ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Ata ibn Jezidi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një beduin e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ për hixhretin, e në atë rast iu përgjigj:

- “Mjerë ti, ai është i vështirë. Por, a ke deve, për të dhënë zekatin e tyre?”

- Po, - tha ai.

- “E po, puno (qoftë) dhe përtej fshatrave, sepse Allahu nuk do të ta pakësojë (shpërblimin për) mundin aspak”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1452

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

37. Nënkapitulli: Nëse zekati i ndokujt arrin sasinë e një deveje femër njëvjeçare, por nuk e ka që ta japë për zekat

1453. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Thumame se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Bekri i dërgoi një letër ku kishte shkruar obligimet e zekatit me të cilat Allahu e urdhëroi të Dërguarin e Tij ﷺ: “Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje katërvjeçare, por nuk e ka, ndërkohë posedon deve trevjeçare, atëherë i pranohet trevjeçarja, por, nëse mundet, ia shoqëron edhe dy dele ose njëzet dërhemë. Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje trevjeçare, por nuk e ka, ndërkohë posedon deve katërvjeçare, atëherë i pranohet katërvjeçarja, porse mbledhësi i zekatit ia kthen njëzet dërhemë ose dy dele. Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje trevjeçare, por posedon vetëm deve dyvjeçare, i pranohet dyvjeçarja, por ia shoqëron edhe dy dele ose njëzet dërhemë. Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje dyvjeçare, por posedon vetëm deve trevjeçare, i pranohet trevjeçarja, porse mbledhësi i zekatit ia kthen njëzet dërhemë ose dy dele. Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje dyvjeçare, por nuk e ka, ndërkohë ka deve njëvjeçare, i pranohet njëvjeçarja, por ia shoqëron edhe njëzet dërhemë ose dy dele.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1453

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

38. Nënkapitulli: Zekati i deleve

1454. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdullah ibn Muthena Ensariu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Thumame ibn Abdullah ibn Enesi se Enesi tregon se, kur Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e dërgoi atë në Bahrejn, i shkroi këtë letër: “Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Ky është zekati që i Dërguari i Allahut ﷺ ua ka obliguar muslimanëve, ashtu siç e ka urdhëruar Allahu të Dërguarin e Tij. Atij muslimani që i kërkohet sipas kësaj rregulloreje, le ta japë, kurse atij që i kërkohet më tepër, të mos e japë: “Në njëzet e katër deve e më pak (zekati) jepet në dele: në çdo pesë deve jepet nga një dele. Kur të arrijnë njëzet e pesë deri tridhjetë e pesë, jepet një deve femër njëvjeçare. Kur të arrijnë tridhjetë e gjashtë deri dyzet e pesë, jepet një deve femër dyvjeçare. Kur të arrijnë dyzet e gjashtë deri gjashtëdhjetë, jepet një deve trevjeçare, e gatshme për mbarsim. Kur të arrijnë gjashtëdhjetë e një deri shtatëdhjetë e pesë, jepet një deve katërvjeçare. Kur të arrijnë shtatëdhjetë e gjashtë deri nëntëdhjetë, jepen dy deve dyvjeçare. Kur të arrijnë nëntëdhjetë e një deri njëqind e njëzet, jepen dy deve trevjeçare, të gatshme për mbarsim. Nëse janë më shumë se njëqind e njëzet, në çdo dyzet deve jepet një deve dyvjeçare, e në çdo pesëdhjetë jepet një deve trevjeçare. Për atë që i ka vetëm katër deve, nuk ka zekat, përveç nëse pronari dëshiron të japë (vullnetarisht). E, kur të arrijnë pesë deve, jepet një dele.

Sa i përket zekatit të deleve që kullosin (më shumë se gjysmën e vitit), kur janë dyzet deri në njëqind e njëzet, jepet një dele. Kur të jenë më shumë se njëqind e njëzet deri në dyqind, jepen dy dele. Kur të jenë më shumë se dyqind deri në treqind, jepen tri. Nëse janë mbi treqind, në çdo njëqind jepet një dele. Për ato që kullosin dhe janë një më pak se dyzet, nuk ka zekat, përveç nëse pronari dëshiron të japë (vullnetarisht).

Në argjend (dyqind dërhemë) jepet çereku i dhjetëshit. Nëse janë vetëm njëqind e nëntëdhjetë, nuk ka zekat, përveç nëse pronari dëshiron të japë (vullnetarisht).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1454

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

39. Nënkapitulli: Nuk merret për zekat ajo (bagëti) që është në moshë të shtyrë, as ajo që ka mangësi e as cjapi (apo dashi), përveç nëse do pronari

1455. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Thumame se Enesi tregon se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i shkroi atij një letër që përmbante urdhrat e Allahut dhënë të Dërguarit të Tij ﷺ: “Nuk jepet për zekat ajo që është në moshë të shtyrë, as ajo që ka mangësi e as cjapi (ose dashi), përveç nëse do pronari.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1455

Fjalë të panjohura?