Hadithet e ngjashme me hadithin 1413
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1413. Nga: Adij ibn Hatimi
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asim Nebili, e këtij i ka rrëfyer Sadan ibn Bishri, e këtij i ka treguar Ebu Muxhahidi, e këtij i ka treguar Muhil ibn Halife Taiu se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha tek i Dërguari i Allahut ﷺ kur erdhën dy persona. Njëri ankohej për varfërinë, tjetri ankohej për kusarët e rrugës. I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Sa u përket kusarëve të rrugës, nuk do të kalojë shumë kohë kur karvani do të dalë për në Mekë, pa pasur nevojë për dikë që i merr në mbrojtje. Ndërkaq, sa i përket varfërisë, nuk do të ndodhë Kiameti derisa dikush prej jush të sillet me lëmoshën e vet e të mos gjejë askënd t'ia pranojë. Pastaj do të qëndroni para Allahut, pa perde e pa përkthyes mes Tij dhe jush. Ai do t'i drejtohet (robit):
- A nuk të kam dhënë pasuri?
- Sigurisht, - përgjigjet robi.
- A nuk të kam dërguar pejgamber? - i thotë Allahu Fuqiplotë.
- Sigurisht, - përgjigjet sërish.
Pastaj shikon në të djathtë, ku përveç Zjarrit nuk sheh asgjë dhe shikon në të majtë, ku përveç Zjarrit nuk sheh asgjë. Mbrohuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme! Nëse nuk keni, atëherë me një fjalë të mirë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1413
Fjalë të panjohura?