Hadithet e ngjashme me hadithin 1509
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1511. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ e ka obliguar sadakanë e (Bajramit të) Fitrit - ose ka thënë: të Ramazanit - për çdo mashkull dhe femër, për çdo të lirë dhe rob: një saë me hurma ose me elb. Ndërkaq, njerëzit këtë e bënë ekuivalent me gjysmë sai grurë.
Ibn Omeri jepte hurma (për sadakanë e fitrit), e, kur në Medinë kishte mungesë hurmash, jepte elb.
Nafiu tregon se Ibn Omeri jepte për të voglin dhe të madhin, madje edhe për fëmijët e mi. Ua jepte atyre që e pranonin. E jepnin një ose dy ditë para Bajramit të Fitrit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1511
Fjalë të panjohura?
1509. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Hafs ibn Mejsera, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka obliguar që sadakaja e fitrit të jepet para se njerëzit të dalin për namaz (të Bajramit).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1509
Fjalë të panjohura?
1507. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e ka obliguar sadakanë e fitrit: një saë me hurma ose me elb.”
Abdullahu vazhdon: “Ndërsa njerëzit (Muaviu dhe ata që e pasuan atë, saën me elb) e bënë ekuivalente me dy palë grushte grurë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1507
Fjalë të panjohura?
1512. Nga: Abdullah ibn Omeri
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Abdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka obliguar zekatin e fitrit: një saë me elb ose me hurma, për të voglin e për të madhin dhe për të lirin e për robin.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1512
Fjalë të panjohura?
1503. Nga: Abdullah ibn Omeri
Jahja ibn Muhamed ibn Sekeni na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhehdami, e këtij i ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Omer ibn Nafiu, e ky nga babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka obliguar sadakanë e fitrit: një saë me hurma ose elb, për muslimanin, qoftë rob a i lirë, mashkull a femër, i vogël a i madh, si dhe ka urdhëruar që të jepet para se njerëzit të dalin për namaz (të Bajramit).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1503
Fjalë të panjohura?