Hadithet e ngjashme me hadithin 1544

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1686. Nga: Abdullah ibn Abasi

1686, 1687 - Zuhejr ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Vehb ibn Xheriri, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Junus Ejliu, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Usame ibn Zejdi u ul me Pejgamberin ﷺ, mbrapa në kafshën e tij, prej Arafatit deri në Muzdelife. Pastaj hipi Fadli, prej Muzdelifes deri në Mina. Të dy tregojnë se Pejgamberi ﷺ bënte telbijen në vazhdimësi, derisa i gjuajti guralecët në xhemrën e Akabesë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1686

Fjalë të panjohura?

1544. Nga: Abdullah ibn Abasi

1543, 1544

Referenca: Sahihu i Buhariut 1544

Fjalë të panjohura?

1685. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Asim Dahak ibn Mahledi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e uli Fadlin mbrapa në kafshën e tij, i cili tregon se Pejgamberi ﷺ e bënte telbijen në vazhdimësi, derisa i gjuajti guralecët në xhemër.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1685

Fjalë të panjohura?

1670. Nga: Abdullah ibn Abasi

Kurejbi ka thënë: Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton nga Fadli se i Dërguari i Allahut ﷺ bënte telbijen pandërprerë, derisa arriti te xhemra.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1670

Fjalë të panjohura?