Hadithet e ngjashme me hadithin 1549

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1549. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se telbija e të Dërguarit të Allahut ﷺ ka qenë kësisoj: “Lebejk Allahume lebejk. Lebejke la sherike leke lebejk. Inel hamde, ve nimete, leke vel mulk, la sherike lek (Të përgjigjem, o Allah, vetëm Ty të përgjigjem. Të përgjigjem Ty, që nuk ke ortak, të përgjigjem. Vetëm Ty të takon lavdi, mirësia dhe sundimi, Ti nuk ke ortak)!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1549

Fjalë të panjohura?

1540. Nga: Abdullah ibn Omeri

Esbegu na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salimi se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam dëgjuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka hyrë në ihram me flokë të bërë me lyrë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1540

Fjalë të panjohura?