Hadithet e ngjashme me hadithin 1555
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1555. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Më ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Ibn Avniu se Muxhahidi tregon: “Ishim në një ndejë të Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe u përmend se Pejgamberi ﷺ në lidhje me Dexhallin ka thënë: “Mes dy syve ka të shkruar kafir (jobesimtar)”, e në atë rast Ibn Abasi tha: “Këtë nuk e kam dëgjuar, por di se ka thënë: “Sa i përket Musait, sikur po e shoh tek lëshohet nëpër luginë duke bërë telbijen.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1555
Fjalë të panjohura?