Hadithet e ngjashme me hadithin 1602
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1602. Nga: Abdullah ibn Abasi
Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ dhe shokët e tij erdhën (në Mekë), idhujtarët thanë: “Po ju vijnë ca njerëz të molisur nga zjarrmia e Jethribit.” Kështu, Pejgamberi ﷺ i urdhëroi (sahabët) të nxitojnë në tre rrathët e parë, kurse mes dy këndeve jemenase të ecin normalisht. Përveç dhembshurisë ndaj tyre, asgjë tjetër nuk e pengoi t'i urdhërojë për të nxituar në të shtatë rrathët.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1602
Fjalë të panjohura?