Hadithet e ngjashme me hadithin 1604

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1616. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Enes Ebu Damra, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ bënte tavafin e haxhit ose të umres, me të arritur aty, nxitonte (në ecje) në tri rrotullimet e para, kurse në katër të tjerat ecte normalisht. Pastaj i falte dy rekate dhe ecte mes Safasë dhe Mervës.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1616

Fjalë të panjohura?

1604. Nga: Abdullah ibn Omeri

Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Surejxh ibn Numani, e këtij i ka treguar Fulejhu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ, gjatë haxhit dhe umrës, nxitonte në tri rrotullimet e para të tavafit, kurse në katër rrotullimet e tjera ecte normal.”

Transmetimin e Surejxhit e ka fuqizuar Lejthiu, e këtij i ka treguar Kethir ibn Ferkadi, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1604

Fjalë të panjohura?

1644. Nga: Abdullah ibn Omeri

Muhamed ibn Ubejd ibn Mejmuni na ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e ky nga Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e bënte tavafin e parë, në tri rrotullimet e para nxitonte në ecje, kurse në katër të fundit ecte normal. Ndërkaq, kur ecte mes Safasë dhe Mervës, nxitonte në ecje përgjatë luginës.”

Ubjedullah ibn Omeri thotë: “E kam pyetur Nafiun: “A e praktikonte Abdullahu ecjen normale kur arrinte te Këndi Jemenas?”

- Jo, - iu përgjigj Nafiu, dhe vijoi: - Përveç nëse kishte kallaballëk te këndi, sepse ai nuk kalonte pa e prekur këndin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1644

Fjalë të panjohura?

1617. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Enes ibn Ijadi, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ e bënte tavafin e parë rreth Qabesë, nxitonte në tri rrotullimet e para, kurse në katër të fundit ecte normal. Po ashtu, nxitonte gjatë ecjes nëpër luginën që gjendet në mes Safasë dhe Mervës.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1617

Fjalë të panjohura?

1603. Nga: Abdullah ibn Omeri

Esbeg ibn Feraxhi na ka thënë: Më ka rrëryer Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salimi se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam parë se i Dërguari i Allahut ﷺ, në momentin kur vinte në Mekë, pasi e prekte Gurin e Zi, në fillim të tavafit nxitonte në tri rrotullimet e tij të para.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1603

Fjalë të panjohura?