Hadithet e ngjashme me hadithin 1649
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1649. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e praktikonte ecjen me nxitim gjatë tavafit dhe mes Safasë e Mervës, në mënyrë që idhujtarët të shihnin fuqinë e tij.”
Humejdiu ka shtuar: “Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e ky e ka dëgjuar Atain, e ky nga Ibn Abasi, njëjtë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1649
Fjalë të panjohura?