Hadithet e ngjashme me hadithin 1803
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1803. Nga: Bera ibn Azibi
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ky ajet ka zbritur për ne. Pasi ensarët e kryenin haxhin, kur ktheheshin, nuk hynin në shtëpi nga dyert e përparme, por nga mbrapa. Një ensar vajti e hyri nga dera dhe disi e qortuan për këtë.” Atëherë zbriti ajeti: “Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga dera e pasme (siç bënin paganët para Islamit), por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në shtëpi nga dyert e tyre...” (Bekare, 189)
Referenca: Sahihu i Buhariut 1803
Fjalë të panjohura?