Hadithet e ngjashme me hadithin 1829
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1829. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pesë lloje kafshësh janë të dëmshme, ndaj mund të vriten edhe në Harem:
1. Korbi,
2. Qifti,
3. Akrepi,
4. Miu dhe
5. Qeni sulmues.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1829
Fjalë të panjohura?