Hadithet e ngjashme me hadithin 1852

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1852. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një grua e fisit xhuhejne erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe tha: “Nëna ime është zotuar se do ta kryejë haxhin, por ka vdekur pa e bërë. A të bëj haxh për të?”

Ai i tha: "Po, kryeja haxhin asaj. Çfarë mendon, sikur nëna jote të kishte borxh, a do t'ia paguaje? Kryeni obligimin e Allahut, sepse Allahu është më Meritori për t'i kryer obligimet (ndaj Tij).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1852

Fjalë të panjohura?