Hadithet e ngjashme me hadithin 1862
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1862. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Mabedi, i çrobëruari i Ibn Abasit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Femra të mos udhëtojë, vetëm se me mahremin e saj, e as të mos hyjë tek ajo asnjë mashkull, përveç se në prani të mahremit të saj!” Një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut, unë dua t'i bashkohem filan ushtrisë, porse gruaja ime dëshiron të kryejë haxhin?” Ai i tha: “Shko me të (në haxh).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1862
Fjalë të panjohura?