Hadithet e ngjashme me hadithin 1892

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

2000. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Asimi na ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Muhamedi, e ky nga Salimi se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ, në lidhje me ditën e Ashures, ka thënë: “Nëse dëshiron, e agjëron.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2000

Fjalë të panjohura?

1892. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e ka agjëruar Ashuren (ditën e dhjetë të muharremit) dhe ka urdhëruar të agjërohet. Ndërkaq, kur u obligua Ramazani, agjërimi i Ashures u la.

Nafiu tregon se Abdullahu nuk e agjëronte atë, përveç nëse përputhej me agjërimin e tij vullnetar.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1892

Fjalë të panjohura?